Garë e ashpër për kryetar të PDK-së në Klinë – këta janë tre kandidatët

Aktuale

Garë e ashpër për kryetar të PDK-së në Klinë – këta janë tre kandidatët

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:13
PDK

Gara brenda partiake në PDK-në e Kadri Veselit, vazhdimisht po bëhet edhe më interesante.

Disa nga komunat që janë bastion i Partisë Demokratike, po zhvillohen një garë interesante mes dy deri në tre kandidatë, për ta marrë kreun e degës së partisë.

Një garë e tillë është duke u zhvilluar edhe në komunën e Klinës – komunë e cila për shumë vite është qeverisur nga PDK, e tani udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Burime të medias bëjnë të ditur se garës për kreun e PDK-së në Klinë, i kanë hyrë tre persona.

Haxhi Ibishi, Sokol Bashota dhe Esat Rraci, po synojnë që ta marrin postin më të rëndësishëm të PDK-së në Klinë.

Haxhi Ibishi, dikur kishte garuar për kryetar të Klinës, nga iniciativa qytetare dhe vite më parë ishte kyqur në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ibishi kishte qenë kandidat për deputet të Kuvendit, nga radhët e listës së PDK-së, brenda listës së PAN-it, në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor të vitit 2017.

Mirëpo, ai nuk kishte arritur që të fitojë ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Për dallim nga ai, Sokol Bashota kishte qenë kryetar i degës dhe po ashtu i Komunës së Klinës, që nga viti 2007. Për tri mandate rresht Bashota, kishte fituar garën për kreun e Klinës, teksa këtë garë e kishte humbur në zgjedhjet e fundit lokale në nëntor të vitit 2017.

Ndaj Bashotës ishte ngritur një aktakuzë në vitin 2016, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kurse, kandidati tjetër për kryetar të PDK-së në Klinë, është edhe Esat Raci – zv.ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Raci ka qenë sekretar i PDK-së në Klinë dhe drejtor i drejtorisë së administratës, që nga 2013 – 2017.

Po ashtu, Raci ka qenë edhe drejtor i shërbimeve publike dhe emergjente, Komuna e Klinës, 2007 – 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat