Thaçi: Të mohosh gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, njëjtë si të mohosh Holokaustin

Aktuale

Thaçi: Të mohosh gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, njëjtë si të mohosh Holokaustin

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:41
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi sot se të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi tha se ka vetëm një dallim ndërmjet Holokaustit dhe krimeve serbe të kryer në Kosovë e ajo është fakti që krimi i nazistëve është dënuar.

“Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh Holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: Holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare”, shkroi Thaçi.

Ai tha se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë dhe një qasje e tillë, sipas Thaçit, nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat