Profesori i njohur flet për SHIK-un: Mbeti tërësisht në errësirë, pa u zbardhë kurrë e vërteta për të

Aktuale

Profesori i njohur flet për SHIK-un: Mbeti tërësisht në errësirë, pa u zbardhë kurrë e vërteta për të

Nga: N.H Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u fol edhe për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Maxharraj konsideron se kjo seancë dështoi të trajtoi temën e ikjes së popullsisë, ngase deputetët nuk dëshiruan ta pranojnë fajin dhe të marrin përgjegjësinë për këtë çështje.

Ai me tej thekson se ekzistojnë në opinion qëndrime të ndryshme për këtë organizatë fantome (SHIK-un), për të cilën që 20 vite e këndej kurrë nuk është thënë e verteta.

“Sikur njerëzit turpërohen kur ti pyesësh a je SHIK-ist apo jo. Kjo u bë për arsye se ekzistojnë ne opinion qëndrime të ndryshme për këtë organizatë fantome, për të cilën që 20 vite e këndej kurrë nuk u tha e vërteta për të. Mbeti tërësisht në errësirë, pa u zbardhë kurrë e vërteta për SHIK-un”, ka shkruar ai

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

TË QENUNIT NË SHIK, A ISHTE KRENARI APO TURPËSI?!

(Pse Seanca e Parlamentit pas dështimit rrëshqiti në SHIK) Seanca e Parlamentit të Kosovës e thirrur për më e trajtu çshtjen e ikjes së popullisë nga vendi dështoi. Deshtojë nga së as deputetet e as qeveritaret nuk deshtën ta pranojnë fajin dhe te marrin përgjegjësinë për këtë çështje aq të rendesishme për kombin.

Por për çudinë më të madhe Seanca e Parlamentit për ikjen e të rinjeve nga Kosova, pasiqe nuk pati vullnet politik te merret me te, filloj të merrë kahje krejte tjater, filloj te mërrët më SHIK-un pas 20 viteve në heshtje.

Së pari, deputetet u morën më çështjen se kush ishte në SHIK e kush jo?! Pse ishe ne SHIK, që nga kur ishe ne SHIK, sa te pagoi SHIK, etj.etj. Kjo ishte e rëndësishme për te konstatuar se te qenurit në SHIK a ishte privilegjë, a ishte krenari etj, apo te qenunit në SHIK ishte një marri dhe një turpësi në tradheti, sepse seanca filloi me slloganin ishe apo nuk ishe ne SHIK.

Sikur njërëzit turperohën kur ti pyësish a je shikist apo jo! Kjo u bë për arsye se ekzistojnë ne opinion qendrime te ndryshme për këtë organizatë fantome, për te cilën qe 20 vite e këndej kurrë nuk u tha e verteta për te. Mbeti tërësishtë ne erresirë, pa u zbardhë kurr e verteta për SHIK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat