Mërgim Lushtaku: Politikës nuk i hyra me lehtësi

Aktuale

Mërgim Lushtaku: Politikës nuk i hyra me lehtësi

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:17
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, për herë të parë ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka rrëfyer gjëra interesante për jetën dhe karrierën e tij.

Mërgimi është djali i ish-kryetarit të Skenderajt dhe njërit nga drejtuesit e UÇK-së, Sami Lushtaku.

Koha e luftës, Mërgimin dhe pjesën më të madhe të familjes i zuri në Gjermani, ndërkohë që babai i tij, Samiu ishte në frontet e luftës në Drenicë.

Pas luftës, Mërgimi kthehet në Kosovë  ku më vonë studion për Shkenca Politike. Angazhohet në aktivitete të ndryshme studentore, derisa arrin edhe të bëhet kryetar i Parlamentit Studentor.

Mërgimi ndërkohë i futet edhe politikës, duke u zgjedhur edhe deputetë në Kuvendin e Kosovë nga radhët e PDK-së. Ai thotë se politikës nuk i hyri më lehtësi.

“Secili njeri që me njeh nga jashtë, mendon se kam pranuar të hyjë në politikë me lehtësi. Realiteti ka qenë se asnjëherë nuk kam menduar t’i hyjë politikës në këtë moshë, pasi kam pasur ambicie për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe shërbim në sektorin civil”, tha ai në RTV Dukagjini.

I biri i Sami Lushtakut thotë se momentumi ishte i tillë kur ai u kyç në PDK dhe kandidoi për deputet.

“Subjekti më i afërt politik me vlerat që unë përfaqësojë, ishte Partia Demokratike e Kosovës. I hyra garës për deputet dhe fatbardhësisht dola ndër deputetët më të votuar në këtë parti”.

Deputeti i PDK-së thotë se është konsultuar me babain Samiun para se të futet në politikë, por nuk është ndikuar nga ai dhe vendimi ishte personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat