LDK s’pret ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Aktuale

LDK s’pret ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:24
Driton Selmanaj

Takimi i krerëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, nuk pritet që të jetë një takim ku do të rezultojë më ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Të paktën kështu mendon Lidhja Demokratike e Kosovës.

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, thotë se një takim i tillë mund të zbusë marrëdhëniet mes dy vendeve, por nuk do të rezultojë me ndonjë marrëveshje.

“Nuk e besoj se në këtë takim do të pritet një marrëveshje, mund të thyhet akulli që është vendos pasi që kemi një mos unitet edhe të faktorit ndërkombëtar, por  edhe vendorë. Me rendësi është që të mos tensionohet situata edhe në raport më Serbinë për shkak të bllokadës që është bërë edhe në raport të dialogut. Është pozitive që e kemi një angazhim nga Gjermania dhe Franca për këtë çështje pasi që kjo është në kontekstin pozitiv interesim për Kosovën”.

Selmanaj ka folur edhe për një mundësi të bashkëpunimit më Lëvizjen vetëvendosje për protestat e thirrur nga kjo e fundit për rrëzimin e Qeveris.

Sipas deputetit të LDK-së,  nëse LDK-ja del në protesta, atëherë nuk ka kthim mbrapa më në institucione deri sa të rrezohet kjo qeveri.

“Ne jemi dy subjekte krejtësisht të ndryshme dhe i kemi vlerësimet tona. Si bashkohet LDK-ja as një iniciativë që behet përmes thirrjeve publike. Ko çështje duhet të diskutohen dhe ka një bashkëbisedim mes kryetarit Mustafa dhe zotëri Kurti dhe ata duhet të merren vesh për veprime të përbashkëta edhe përmes protestave sepse zakonisht brenda Kuvendit kemi një dakordancë. Duhet të analizojmë pasi që nëse dalim në rrugë ma s’kemi hapësirë të kthehemi në institucione pasi që ka një varg çështjes. LDK-ja do ta ketë qëndrimin e saj, por në momentin kur LDK-ja të vendosë të dal në protesta ma s’ka kthim prapa në institucione”.

Ndërsa për një mundësi të bashkëpunimit më ndonjë nga partitë e koalicionit për mocion të votëbesimit për rrëzimin e kësaj qeverie, Selmanaj, e sheh të pamundur.

Sipas tij partnerët e koalicionit mund të prishen vetëm kur t’i preket pasuria e tyre, e jo për antarët e KQZ-së.

“Ne këtë faze jo, pasi që këto janë shkëndija simbolike, pasi që i bënë bashkë tjetër qëllim. Është korrupsioni për çka ata bashkohen. Nuk kanë problem  se kush shkon në KQZ, e kush jo. Ata qëllim themelor e kanë të vazhdojnë edhe më tej, t’i punësojnë familjaret e tyre. Kjo i bënë bashkë ata. Këta në momentin kur e shohin  se po ju rrezikohet pasuria atëherë ata mund të na bashkëngjiten me një mocion,  në të kundërtën për interesa të vendit, atyre s’ju intereson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat