A u sulmua nga përkrahësit e Bekim Jasharit? Flet Alban Berisha

Aktuale

A u sulmua nga përkrahësit e Bekim Jasharit? Flet Alban Berisha

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:10
PDK

Kryetari i të rinjve në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha, ka folur për përleshjet fizike që u raportuan të kenë ndodhur sot, në një nëndegë të kësaj partie, në fshatin Klinë e Epërme.

Berisha, në një prononcim ka mohuar se ka pasur përleshje fizike. Ai ka thënë se janë shkëmbyer vetëm ofendime.

“E vërtetë, ka pasur ofendime, jo përleshje. Vetëm ofendime”, ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor i kësaj nëndege është shtyrë për një datë të pacaktuar. “I kemi shtyrë zgjedhjet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ai.

Express ka raportuar më herët se tensione atje janë zhvilluar nga përkrahësit e Bekim Jasharit, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Jashari ka deklaruar se nuk është në dijeni për zhvillimet në fjalë. Po ashtu, për këtë problem nuk kanë folur as Sami Lushtaku e as Nuredin Lushtaku.

Nuk dihet nëse rasti është raportuar në Polici. Zyra për informim e Policisë s’ka qenë e qasshme këtë të diel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat