Limaj thotë se kanë përmbushur 70 për qind të premtimit për punësim - Bota Sot
Limaj thotë se kanë përmbushur 70 për qind të premtimit për punësim

Aktuale

Limaj thotë se kanë përmbushur 70 për qind të premtimit për punësim

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:33
Fatmir Limaj

Ai tashmë zotohet se ky premtim nuk ka mbetur vetëm në letër. Limaj në intervistën 45/45 për KosovaPress, thotë se rreth 70 për qind është arritur ky projekt, ndërsa shton se shumë shpejt do të dalin me shifra të sakta.

Limaj: Janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje

“Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm, diku deri 70 për qind është arritur projekti ynë apo programi ynë. Kemi thënë që për çdo familje në Kosovë që nuk ka punësuar, do të ketë një të punësuar. Dhe me kënaqësi mund të them që jemi afër 70 për qindëshit që kemi deklaruar, shumë shpejt do të dalim me shifra konkrete. Janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje në Kosovë, të cilët nuk janë trajtuar në të kaluarën, por besoj që ky trajtim që u është bërë familjeve është një hap konkret. Për herë të parë është fokusuar angazhimi jonë në familjet pa përkrahje financiare apo të rasteve sociale”, tha Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...