Zemaj: Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimimet e mëtejme

Aktuale

Zemaj: Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimimet e mëtejme

Nga: Z.B Më: 14 prill 2019 Në ora: 21:05
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, zgjedhjet në LDK janë akt solemn dhe proces shumë i rëndësishëm.
“LDK është parti e qendrës së djathtë andaj ajo përmes zgjedhjeve të brendshme rritet, gjeneron vetveten si dhe e ri konfirmon këtë orientim”, ka thënë Zemaj.

Ai gjithashtu tha se, zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të saj duke forcuar kështu edhe besimin qytetarë të cilin e gëzon LDK-ja.

“Procesi është demokratik dhe kjo po vërtetohet çdo ditë në qendrat në të cilat tani më ato kanë përfunduar. Rast të tillë kemi degën e Deçanit prej nga vij edhe unë, ku zgjedhjet e brendshme kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë besoj se do ta gëzojnë të gjitha degët e tjera”, përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat