Veprimtari i njohur ka një thirrje për Vetëvendosjen, tregon si mund të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Aktuale

Veprimtari i njohur ka një thirrje për Vetëvendosjen, tregon si mund të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Nga: N.H Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:13
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Veprimtari Fatmir Bajraj, ka bërë një shkrim të gjatë rreth paralajmërimeve për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se LDK dhe VV, janë të vetmet subjekte opozitare në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me tej ai ka deklaruar se nëse Vetëvendosje dëshiron ndryshimin e Qeverisë, duhet ta pasojë LDK-në dhe jo anasjelltas.

“Pra vetëm LDK-ja ka dhënë prova pjekurie në të gjitha proceset duke shtyrë para kauzën nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi  dhe shtetbërje, të tjerët lënë shumë për të dëshiruar”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Kauza e Opozitës: Rrëzimi i Qeverisë, ndryshimi i qeverisjes !

Protestes, Opozita & Qytetarët për ndyshimin e Qeverisë dhe qeverisjës, duhet t' prijë LDK-ja, dhe jo LVV-ja !

LDK-ja dhe LVV-ja, janë t'vetmet subjekte opzitare n'Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku LDK-ja është partia ma e madhe nga t'gjitha subjektet tjera parlamentare, n'pozitë & n'opozitë !

Protestat qytetare të organizuara nga Opozita, janë shfaqje dhe shprehje demokratike e vullnetit politik & qytetarë në njërën anë dhe si shprehje e revoltës dhe paknaqësisë, n'rrugë dhe me metoda joviolente e paqësore kundër pushtetit.

Artikulimi i paknaqësive dhe revoltës ndaj pushtetit ; opozita & qytetarët, arrin kulmin atëherë kur krijon masën kritike dhe detyron pushtetin të terhiqët dhe t'reflektoj karshi kerkesave dhe kauzës që mishëron opozitën dhe qytetarët.

Një protestë e tillë, duhet t'pasoj një studim t'mirëfilltë, në shterjën e opsioneve tjera demokratike-parlamentare të opozitës n'Parlament dhe n'kerkesa reale e legjitime përballë pushtetit të tashëm ilegjitim e kriminal të PAN-it n'kapje të shtetit.

Protesta (organizatori) duhet t'ketë të studiuar mirë platformën e hyrjes n'këtë formë demokratike të manifestimit qytetarë të paknaqësive, revoltës dhe mundësive të ndryshimit, në njërën anë, dhe qasjën dalëse nga konstrukti i përbashkët ; opozitë & qytetarët.

Protesta : Opozita & Qytetarët !

Duhet t'ketë qellim n'vete ndryshimin e qeverisjës dhe qeverisë me mjete demokratike, duke krijuar kushte dhe rrethana që vendimi
për Qeverinë dhe qeverisjën e vendit , t'i kthehet vullnetit të Sovranit, dhe jo marrja e pushtetit me dhunë dhe rrugë revolucionare duke dëmtuar shpesh herë edhe pronën publike dhe Institucionet n'rastet e protestave të VAN-it ( LVV, AAK & NISMA), kundër Qeverisë Mustafa...!

Një proteste të Opozitës & Qytetarëve sot, duhet patjetër t' prijë LDK-ja, si subjekt serioz ma i madh dhe duke patur parasyshë, frymën, kulturën dhe trashegiminë nacional-historike në organizime të tilla, të promovuar e t'kultivuar n'mënyrë brilante dhe efektive...!
Pra vetëm LDK-ja ka dhënë prova pjekurie n't'gjitha procesët duke shtye para kauzën nacionale t'shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi & shtetbërje, të tjerët lënë shumë për të deshiruar.

VV-ja, nëse do ndryshimin e Qeverisë dhe qeverisjës, duhet t'a pasojë LDK-në dhe jo anasjelltas.

LVV-ja shpesh ka devijuar metodat dhe format e manifestimit demokratik, politik & qytetarë n'sheshe e në ambiente publike, duke u kthye në katalizator dhune, vandalizmi e shkatërrimi të pronës publike dhe të vetë Institucionëve dhe organeve të Rendit & Ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat