Nga momenti që u ndanë nga Lëvizja Vetëvendosje shumica e deputetëve aktual të Partisë Socialdemokrate duke nisur nga Visar Ymeri e të tjerë i lëshuan mjekrrat duke treguar se nuk duan të ndryshojnë veç në qëndrime por edhe në dukje.
Fillimisht e kishin vetëm Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili por më pas e lëshuan edhe Visar Ymeri, Frashër Krasniqi, Besnik Bislimi etj.
Rrugën e tyre e ka ndjekur edhe kryetari i tyre, njëherit kreu i PSD-së Shpend Ahmeti.
Në postimin që ka bërë sonte në Facebook, ku Ahmeti tregon se kanë hapur degën në fshatin Bardhosh shihet ndryshimi në fytyrën e tij, pra mjekrra që ka lëshuar.
Foto më poshtë tregon se si të gjithë deputetët e PSD-së kanë lëshuar mjekrrat nga ndarja prej ish-shokëve të idealit.