Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi që vjen nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se Kosova nuk ka perspektivë të keqe, pasi ka një rini me një të ardhme të shkëlqyer.
Ani pse kohën e fundit nga partia NISMA në sektorin publik po ndodhin qindra punësime të familjarëve dhe militantëve të tyre, ministri Bytyqi thotë se Kosova nuk ka perspektivë të keqe.
“Vendi jonë nuk ka perspektivë të keqe, ju jeni e ardhmja e vendit është gabim të mendoni sot se po u orientova në këtë çka dua unë a do ketë të ardhme të mira, por duhet të vendosni atë që e dëshironi në Kosovë”, tha Bytyqi.
Këto komente ai i bëri në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’, ku së bashku me Shefen Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, hapën serinë e “EU Teach a Day”. Me këtë rast, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova kërkoi nga nxënësit e klasës së 12-të të kësaj shkolle që të përcaktojnë mirë karrierën e tyre dhe të votojnë menqur.