DW: Beteja e fundit e Angela Merkel është Kosova – Në marrëveshjen e prillit 2013 Serbia e ka pranuar Kosovën - Bota Sot
DW: Beteja e fundit e Angela Merkel është Kosova – Në marrëveshjen e prillit 2013 Serbia e ka pranuar Kosovën

Aktuale

DW: Beteja e fundit e Angela Merkel është Kosova – Në marrëveshjen e prillit 2013 Serbia e ka pranuar Kosovën

Nga: F.B. Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:46
Angela Merkel

Në konfliktin e Kosovës me Serbinë në lojë është edhe trashëgimia e politikës së jashtme të Angela Merkel, por edhe stabiliteti dhe ardhmëria e Evropës dhe aleancës perëndimore mendon Bodo Veber, bashkëpunëtor i Këshillit për demokratizim politik të Qendrës Hulumtuese Transatlantike në Berlin, përkujton DW, shkruan “B92”, transmeton” Bota sot”.

Ai thekson se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të nisur në 2012 me iniciativën e Merkel, po shihet një ofensivë diplomatike amerikane që nga fillimi i vitit.

Veber potencon se në prapavijë të bisedimeve, është ideja e shkëmbimit të territoreve, por askush nuk ka një plan të qartë. Kundër kësaj ideje janë deklaruar para së gjithave qeveria dhe kancelaria gjermane gjë që ka shkaktuar moskuptim të ideatorëve.

Ideja është krejt diçka tjetër nga ajo që prezantohet nga mbështetësit: kjo është një aleancë e dy udhëheqësve ballkanas me shefen e diplomacisë së BE-së dhe administratën e paparashikueshme të Trampit.

 “Pas luftës në Kosovë , pikërisht Beogradi refuzoi çfarëdo lloj kompromisi të bazuar në realitet, përfshirë edhe planin e të dërguar të OKB Amti Ahtisari, që Prishtina ishte e detyruar ta realizoj si e vetme, në kuadër të rregullimit kushtetues të Republikës së sotme të Kosovës”, thotë Veber.

Ai shton se “Disa vite më pas, kancelarja Merkel ishte ajo që bllokimin e konfliktit rreth statusit e shfrytëzoi me kushtëzimin e rrugës së Beogreadit drejt BE-së duke e ndërlidhur me pranimin e realitetit të humbjes së Kosovës dhe në mbështetje nga Britania dhe ShBA u shënua përparim historik. Në marrëveshjen e prillit 2013 Beogradi faktikisht ka pranuar Kosovë. Kryeministri i atëhershëm Ivica Daçiq ka fol hapur se politika për një dekada ka gënjyer se Kosova do të jetë përherë pjesë e Serbisë”.

Ndonëse BE nuk kishte vendosur qëllimin e dialogut, të dy anëve iu bë e ditur se ajo do thotë normalizim i plotë përfshirë edhe njohjet e ndërsjella. Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e Merkel dhe ish-ministrit të jashtëm Gid Vestervele – se koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka përfunduar thotë Veber.

Sipas tij bisedat e fshehta janë një hap drastik prapa në dialog ndërkohë që akterët kanë motive të ndryshme. Serbia dëshiron të shfrytëzoj dobësinë politike të BE-së që të nxjerr çfarëdo që mundet nga dialogu dhe të heq vëmendjen nga problemet e brendshme.

Kosova në anën tjetër kundër vullnetit të partive tjera shqiptare ka privatizuar bisedimet nga Thaçi sepse ai dëshiron të ik akuzës kërcënuese të Gjykatës Speciale për krime në Kosovë thotë Veber.

Ai mendon se pasojat e marrëveshjes eventuale të shkëmbimit të territoreve “do ishte legjitimim i parimit etnik tri dekada pas luftës, që do nënkuptonte eksodin e serbëve që jetojnë në jug. Mundësi për konflikte të armatosura në veri ku me shumicë jetojnë serbët dhe shqiptarëve dhe destabilizim i regjionit në BiH dhe Maqedoni dhe kjo do ndikonte stagnimin e bashkëngjitjes në BE".

Çështja e Kosovës do ishte beteja e fundit e Merkel dhe përveç saj kundër rrjedhës aktuale është deklaruar edhe ministri i jashtëm Heik Mas.

"Të njëjtin qëndrim kanë edhe shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Spanjën dhe Sllovakinë që nuk kanë njohur Kosovën, por tash fshihen pas Gjermanisë duke llogaritur në rolin e Merkel, që ende heziton të nis betejën në fund të udhëheqjes së saj", thotë ai.

Sipas Veber që të ndalet marrëveshje për shkëmbim, Gjermania me Merkel duhet të marr rolin udhëheqës në BE dhe dialog. "Beogradi dhe Prishtina duhet ta dinë se nënshkrimi i marrëveshjes për shkëmbim që është kërcënim i paqes dhe demokracisë në Ballkan për Berlinin mund të thotë fundosje e gjasave  për anëtarësim në BE në një afat të gjatë", tha ai.

"Berlin krahas kësaj duhet të tuboj anëtarët tjera të BE dhe të ri-startoi dialogun burimor. Duhet të pritet dhe shikohet çfarë do ketë pas samitit të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit perëndimor me 29 prill në Berlin të ftuar nga Merkel dhe Makron", përfundon Veber.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...