“Mos e mendoni vetën të punësuar në punë të shtetit”, Miftaraj ironizon me Bytyqin: Tepër i sinqertë Ministri i Arsimit - Bota Sot
“Mos e mendoni vetën të punësuar në punë të shtetit”, Miftaraj ironizon me Bytyqin: Tepër i sinqertë Ministri i Arsimit

Aktuale

“Mos e mendoni vetën të punësuar në punë të shtetit”, Miftaraj ironizon me Bytyqin: Tepër i sinqertë Ministri i Arsimit

Nga: A.Zh Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:27
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili vjen nga Nisma Socialdemokrate, u ka thënë gjimnazistëve të shkollës ‘Xhevdet Doda’, që të mos e mendojnë vetën të punësuar gjithnjë në sektorin publik.

Ai ka thënë se duhet të sigurohen vende pune edhe në sektorin privat.

“Mos e mendoni vetën të punësuar në shtet, duhet të sigurojmë vende pune vet të kalojnë në sektorin privat dhe secili të jetë bartës i vendit të vet, nëse kështu vazhdojmë do të mbësim me këtë gjendje”, ka thënë Bytyqi.

Ndaj tij ka reaguar Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi. Ai ka ironizuar me këtë deklaratë të Bytyqit, duke e quajtur atë “të sinqertë”.

Miftaraj në postimin e tij në Facebook, ka thënë se punët e shtetit janë të rezervuara vetëm për familjarët, militantët politikë dhe njerëzit e partive në pushtet.

“Tepër i sinqertë Ministri i Arsimit. Mos e mendoni veten mu punësu në punë të shtetit nxënësve. Morali i këtij adresimi në rrethanat aktuale është se pozitat në punë të shtetit janë të rezervuara vetëm për familjarët, militantët politikë dhe njerëzit e partive në pushtet!”, ka shkruar ai./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...