Nuredin Lushtaku tregon nëse pati përleshje fizike dje në procesin zgjedhor të PDK-së

Aktuale

Nuredin Lushtaku tregon nëse pati përleshje fizike dje në procesin zgjedhor të PDK-së

Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:34
Sami dhe Nuredin Lushtaku

Përkundër pamjeve që tregonin përplasjet fizike në Klinën e Epërme, ndërmjet mbështetësve të ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të Nuredin Lushtakut, ky i fundit mohon të ketë ndodhur ndonjë gjë e tillë.

Lushtaku tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në Klinën e Epërme derisa ishin duke u zhvilluar zgjedhjet, dhe se procesi zgjedhor është ndërprerë për disa arsye tjera.

“Unë vetëm e di që janë ndërprerë zgjedhjet, por nuk ka pasur përleshje fizike”, tha shkurt Lushtaku.

Kurse, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai, ka thënë se Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur t’i anulojë zgjedhjet në Klinën e Epërme për shkak të disa pakënaqësive.

Reagimi i Sami Lushtakut:

Kanë vazhduar zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj. Sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc. Në këto nëndegë janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve. Të gjitha këtyre strukturave u dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin e ri 4 vjeçar.

Sa për sqarim të opinionit, kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve. Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri. SL

Ndaj ngjarjeve të djeshme ka reaguar edhe kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka thënë se nuk është as nuk do të jetë “fajtori kujdestar” për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat