“Sami Lushtaku e ka kërcënu Murat Mecinin se do ta ‘tërheq zvarrë” - Bota Sot
“Sami Lushtaku e ka kërcënu Murat Mecinin se do ta ‘tërheq zvarrë”

Aktuale

“Sami Lushtaku e ka kërcënu Murat Mecinin se do ta ‘tërheq zvarrë”

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:21
Sami Lushtaku

Në incidentin e Kuvendit të PDK-së, në Klinë të Epërme, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka qenë protagonist kryesor.

Media ka mësuar nga burimet e afërta me ngjarjen se Lushtaku, që udhëheq me degën e PDK-së në këtë qytet, e ka kërcënuar delegatin Murat Mecini për prishjen e Kuvendit.

Ai i ka thënë Mecinit se do ta “tërhiqte zvarrë”, sipas vetë denoncimit që ky i fundit e ka bërë në Stacionin Policor të Skënderajt.

I kontaktuar nga “Kohavisioni”, Mecini ka thënë se nuk dëshiron të komentojë asgjë, dhe ka sugjeruar që të mos kontaktohet më.

Ai është pjesë e krahut të Bekim Jasharit e Bekim Haxhiut, që është në konflikt të vazhdueshëm me krahun e Sami Lushtakut.

Vetë Lushtaku nuk është përgjigjur në telefonin e tij kur është kontaktuar, por një person që është paraqitur si asistent, ka thënë se as ai nuk ka mundur ta kontaktojë atë.

Për shkak të incidentit, Policia e Kosovës është e interesuar që ta intervistojë Lushtakun, dhe ia ka lënë ftesën në shtëpi, sepse nuk e ka gjetur aty.

Prorkurorja kujdestare, Slavica Mavriq ka konfirmuar se ajo është informuar për rastin, dhe e ka marrë përsipër që të zhvillojë hetimet duke dëgjuar në ditët në vazhdim palët e përfshira.

Incidenti është paraqitur në raportin 24 orësh të Policisë, por aty nuk janë përmendur emra.

Tensione në degën e PDK-së në Skenderaj ka pasur që prej kohës kur kjo parti vendosi të mos dalë me kandidat për kryetar komune, por e përkrahu kandidaturën e Bekim Jasharit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...