Haradinaj: Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas - Bota Sot
Haradinaj: Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas

Aktuale

Haradinaj: Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është ndjerë i nderuar nga letra falënderuese që ka marrë nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në Javën e Gruas 2019.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019. Ashtu siç e kam thënë edhe në fjalën time në këtë ngjarje, Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik. Falënderoj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...