Konjufca: Jap dorëheqje nëse publikohen dëshmi se kam qenë në SHIK

Aktuale

Konjufca: Jap dorëheqje nëse publikohen dëshmi se kam qenë në SHIK

Më: 16 prill 2019 Në ora: 00:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se do të japë dorëheqje nga çdo funksion politik, nëse dikush publikon qoftë një dëshmi të vetme se ndonjëherë ai ka qenë ne Shërbimin Informativ të Kosovës [SHIK].

Konjufca në Rubikon të KTV-së ka thënë se njëjtë do të duhej te vepronte edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, nëse ai nuk publikon ndonjë dokument që i vërteton deklaratat e tij.

“Nëse ai thotë se do të publikojë dëshmi, e në fund përfundon me llafe të kafeve, atëherë për mua aty përfundon karriera e tij politike. Por s’kam shumë iluzione për skenën politike në Kosovë. Unë po u them që jap dorëheqje nëse dikush qet dëshmi se unë kam qenë në ShIK”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat