“Haradinaj në Berlin të thotë se ideja e Thaçit për territore nuk kalon”

Aktuale

“Haradinaj në Berlin të thotë se ideja e Thaçit për territore nuk kalon”

Më: 16 prill 2019 Në ora: 00:33
Krerët e vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të partisë që përfaqëson, kundër idesë për shkëmbimin e territoreve.

Ai ka thënë se në një veprim të tillë, Kosova do të jepte së paku 7 – 800 kilometra katrorë dhe do të ishte në dilemë nëse do të merrte apo jo ndonjë fshat të Luginës.

“Edhe në aspektin politik do të ishte një dëm i pariparueshëm”, ka thënë Konjufca, në Interaktiv të KTV-së.

do të merrte ujin dhe mineralet në aspektin ekonomik, dhe në njëfarë mënyre do të hapte tema që ajo i kontrollon në aspektin politik. Do të hapte temën në Bosnjë e Hercegoovinë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka folur edhe për Samitin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill, e ku pos kancelares Angela Merkel pritet të marrë pjesë edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Para kësaj ka thënë se nuk po sheh politikë unitare të BE-së për Ballkanin. “Po duket që kemi njëfarëlloj krize sa i përket përcaktimit të politikës së BE-së për këtë rajon shumë të rëndësishëm”, ka thënë ai.

“Në Samitin e Berlinit janë dy mundësi. Njëra është që Haradinaj të shkojë atje dhe të përfshihet tërësisht në idenë e presidentit Thaçi, por që mendoj se gjasat për të ndodhur kjo janë të vogla. E dyta është që në kuadër të atij Samiti të madh të ndodhë një mini-samit, e aty nëse marrin pjesë edhe Thaçi e Haradinaj, edhe Macroni e Merkeli, i mbetet Haradinajt që duke folur në emër të vullnetit të popullit, të opozitës dhe të gjithë spektrit politik, të thotë se ky është një projekt i Thaçit i cili nuk kalon, i cili ishte i rrezikshëm dhe i cili është kthim mbrapa”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se edhe opozita edhe qeveria ishin unike kundër këtij projekti. Teksa ka kujtuar se edhe faktori i jashtëm, kryesisht nga Merkel, ishte kundër që kjo të ndodhë.

“Më e zëshmja në faktorin e jashtëm është kancelaria Merkel, e cila ka thënë se nëse hapet kjo derë Evropa më nuk mund ta kontrollojë këtë pjesë të saj”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat