Limaj: Shkëlzeni me shokët e tij u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të qytetarëve

Aktuale

Limaj: Shkëlzeni me shokët e tij u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të qytetarëve

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:48
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot kujton me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, dy dekada me pare, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut në një betejë të paparë deri atëherë.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj. 
Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë.
Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!FL
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat