Kukan kritikon Mogherinin- Eurodeputeti: BE-ja, mangësi gjatë dialogut Prishtinë-Beograd

Aktuale

Kukan kritikon Mogherinin- Eurodeputeti: BE-ja, mangësi gjatë dialogut Prishtinë-Beograd

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:54
Federica Mogherinit dhe Eduard Kukan

“Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një detyrë për pasardhësin e Federica Mogherinit sepse ky mandat i Komisionit Evropian nuk ka kohë për të”, deklaroi kryetari i Delegacionit në Komisionin Ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit Serbi-BE, Eduard Kukan.

Kukan kritikoi hapur bllokun europian për mungesë lidershipi në drejtimin e dialogut.

“I kërkoj ndjesë zonjës Mogherini, por BE e ka treguar qartë këtë mangësi në çështjen e dialogut. Negociatat mund të funksionojnë nëse tregoni një udhëheqje të fortë. BE duhet të jetë e vendosur në këtë proces, dhe më e sakte në parashikimin e ngjarjeve dhe reagimin ndaj tyre “, tha Kukan.

Ai nënvizoi më tej se dialogu është bllokuar për një periudhë tejet të gjatë kohe dhe pa një reagim të duhur të BE-se ndaj tij. Përparimi, sipas zyrtarit të lartë evropian është i mundur vetëm me presion të fortë të huaj dhe me lidership nga ana e Brukselit. Shumë gjëra tani do të varen nga përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së dhe sa aktivisht do ta marrë rolin e ndërmjetësit në dialog “, vazhdoi Kukan.

Duke komentuar mbi procesin e zgjerimit, ish-diplomati sllovak u shpreh se do të jetë e vështirë të mbështetet pranimi i Ballkanit Perëndimor në mandatin e ardhshëm të Parlamentit Europian, për arsyen e thjeshtë se në formacionin e ri të tij, do të ketë më pak luftëtarë të ndershëm në krahun e përpjekjeve për afrimin e rajonit për pranimin e BE.

“Pa përfshirë Ballkanin Perëndimor, ne nuk mund të flasim për bllokun si një njësi të vetme. Sidoqoftë, shumë kolegë të mi, këtu, në PE nuk e ndajnë këtë pikëpamje. Unë besoj se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, por roli i qeverive të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë më aktiv me qëllimin që të sigurojë marrëdhënie më të mira me Parlamentin, në mënyrë që të gjithë anëtarët e parlamentit mund të përgatiten dhe të marrin pjesë në proces’, ka pohuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat