Mërgimtari dhuron 500 euro shpërblim kush i gjenë këta hajna (Pamje)

Aktuale

Mërgimtari dhuron 500 euro shpërblim kush i gjenë këta hajna (Pamje)

Nga: N.Sh Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:51
Pamje nga video

Në një video të siguruar nga gazeta “Bota sot”, shihet se si një veturë BMË X3 është thyer dhe i janë vjedhur gjëra me vlerë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 20:00 në parkingun e restorantit Agnesa në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Sipas videos, shihet se hajnat dy herë kanë vjedhur në veturë. Njëherë një çantë të femrave dhe pas pak janë kthyer përsëri dhe e kanë vjedhur edhe një loptop me të dhëna personale.

Pronari i veturës thotë se, edhe pse ishin dy pjesëtarë të sigurimit të restoranti duke ruajtur dhe pas shumë lëvizjeve të mysafirëve është bë thyerja e veturës së tij.

Ai i lut të gjithë që i njohin këto persona që të lajmërojnë dhe kur të i kthehen gjërat me vlerë që i janë vjedhur bashkë me laptopin do të dhuroj një shpërblim prej 500 eurove.

Numri kontaktues 045 839 964; 044 391 285

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat