Veseli: Do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës që rinia mos të ikin nga Kosova

Aktuale

Veseli: Do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës që rinia mos të ikin nga Kosova

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:37
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojnë rininë që të dëshpërohet.

Ai ka thënë se do të investojnë më shumë në rini, të krijojnë mundësi e vende të punës, në mënyrë që rinia mos të ikë nga Kosova.

Kadri Veseli, i cili drejton Partinë Demokratike të Kosovës, gjatë përurimit të fushës ndihmëse sportive në Kaçanik, tha se Kosova është vend i shpresës dhe i rinisë.

Veseli: Do të investojmë më shumë që rinia mos të ikë nga Kosova

“Kosova është vend i shpresës, Kosova është vend i rinisë, Kosova është vend i besës dhe besimit. Nuk do të lëmë që rinia jonë të dëshpërohet, këtu është e ardhmja jonë, do të investojmë në rini. Kjo është vetëm një pjesë e investimit, orientimit të rinisë anë e kënd Republikës së Kosovës në sport, për aq sa do të investojmë edhe më shumë që të krijojmë perspektivë që të kenë vende të punës këta rini mos të na ikin nga Kosova”, tha ai.

Veseli tha se Kaçanikut do t’ia  rikthejnë pjesën e identitetit të vjetër, rrugën e kalldrëmit, e që sipas tij do të fillojnë këtë vit investim të madh, në mënyrë që të tërheqin investitorë dhe turistë në këtë komunë.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se po përmbushin obligimet partiake dhe institucionale.

Gashi: Po i krijojmë mundësi rinisë të zhvillojë aktivitete

“Sot kemi nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi për ndërtimin e fazës së dytë të stadiumit të qytetit të Kaçanikut, pastaj për dy terene sportive, si dhe ajo që është shumë e rëndësishme, një objekt i qendrës rinore për të gjithë të rinjtë e komunës së Kaçanikut, duke pas parasysh që ka një rini shumë të shëndoshë, një rini të talentuar të cilës po i krijojmë mundësi edhe hapësira për të zhvilluar aktivitete..... Gjithë ky investim që do të ndodh gjatë vitit 2019 e kalon vlerën e 1 milionë euro, është një prej zotimeve që Veseli e ka dhënë gjatë fushatës, është përmbushje e obligimeve partiake dhe institucionale.

Objekti i palestrës që u përurua sot në Kaçanik, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte filluar disa vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat