Ligji për zgjedhjet, përplasen deputetet Haxhiu dhe Izmaku

Aktuale

Ligji për zgjedhjet, përplasen deputetet Haxhiu dhe Izmaku

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu janë përplasur gjatë ditës së sotme në Komisionin për Legjislacion.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte ndryshimi i Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Deputetja Izmaku kërkoi që Komisioni për Legjislacion të mos e shqyrtojë këtë pikë, pasi sipas saj komisionit po i humb kredibiliteti.

Ajo madje iu drejtua koleges së saj Haxhiu se po sillet me arrogancë dhe se e ka marrë me shumë zemër këtë çështje.

Izmaku: Nuk e kuptoj pse e ke marr me kaq emocion këtë ligj

Video

“Nuk e kuptoj pse me kaq emocion Albulenë ty personalisht po të them, pse po e merr me kaq emocion këtë ligj... Me arrogancë nuk mundesh me udhëheq mbledhjen”, tha ajo.

Ndërkohë që deputetja Haxhiu ka reaguar, duke thënë se nuk i jep llogari deputetes Izmaku.

Haxhiu: Nuk i jap llogari deputetes Izmaku

Video

“Po e marr sepse bashkatdhetarët tanë është duke iu cenuar... ti mos më trego se qysh me u sill... Bashkatdhetarëve tanë është duke iu cenuar e drejta e votës, pikërisht për shkak të procedurave burokratike, dhe po flas me emocion... Ty nuk të jap llogari, je njeriu i fundit që duhet t’i jap llogari”, tha Haxhiu.

Ndryshe, dje në Kuvend është krijuar një komision “ad-hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se ky ndryshim është për t’ua lehtësuar diasporës mënyrën e votimit, i cili sipas tij, duhet të bëhet në ambasadat apo konsullatat e Kosovës ku ata më afër jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat