Deputetja e LDK-së nervozohet me Teuta Haxhiun: Me ty, AAK-ja as pragun s’ka me kalu – Marre me kanë në këtë Qeveri

Aktuale

Deputetja e LDK-së nervozohet me Teuta Haxhiun: Me ty, AAK-ja as pragun s’ka me kalu – Marre me kanë në këtë Qeveri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:11
Teuta Haxhiu dhe Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku është përplasur në debat me deputeten e AAK’së, Teuta Haxhiun.

Bunjaku ka thënë se është turp kjo që po bën kjo Qeveri dhe ky koalicion, për të cilin thotë se nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për të kaluar ligje të rëndësishme.

Sipas saj, pa LDK’në, Kuvendi do të ishte krejtësisht jofunksional.

E, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së AAK’së, Teuta Haxhiu , e cila thotë se Qeveria Haradinaj ka bërë shumë punë të mira për vendin.

“Gjatë Qeverisë Haradinaj është shënuar rritje ekonomike. Njëjtë nuk ka ndodh në Qeverinë Mustafa me gjithë ata eksperta që thoni se i keni” – tha Haxhiu në Rubikon të KTV’së.

Asaj i reagoi deputetja e LDK’së sërish.

“Natyrisht se ju dhembin juve kuadrat e LDK’së, se ju nuk i keni oj zojë. Marre me qenë pjesë e kësaj Qeverie. Me këtë nepotizëm e korrupsion. Gjatë qeverisjes tonë s’ka pasur”, thotë Bunjaku.

“Ju s’jeni të gatshëm për zgjedhje” – tha Haxhiu.

E Bunjaku sërish i reagoi.

“Nesër nëse do shkojmë në zgjedhje. Po ju s’keni me kalu as pragun se. Me ty a? As pragun”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat