Sot mbahet interpelanca me kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Sot mbahet interpelanca me kryeministrin Haradinaj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:32
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës sot prej orës 10:00 do të vazhdojë seancën plenare, ku janë paraparë të mbahen edhe dy interpelanca.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate do të mbahet interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Po ashtu me kërkesë të po këtij grupi, do të mbahet interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen edhe disa projektligje.

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën plenare.

Në këtë seancë në rend dite janë pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ajo pritet të fillojë nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat