Sot mbahet interpelanca me kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Sot mbahet interpelanca me kryeministrin Haradinaj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:45
Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës sot prej orës 10:00 do të vazhdojë seancën plenare, ku janë paraparë të mbahen edhe dy interpelanca.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate do të mbahet interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Po ashtu me kërkesë të po këtij grupi, do të mbahet interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen edhe disa projektligje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat