Thaçi kujton masakrën në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Aktuale

Thaçi kujton masakrën në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Nga: Z.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrën në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, përcjell “Bota sot”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën.

Postimi i plotë:

Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat