"Nëse Serbia hyn në lidhjen ruse kjo është rrugë pa krye, shpresoj se këtë Vuçiq e di "

Aktuale

"Nëse Serbia hyn në lidhjen ruse kjo është rrugë pa krye, shpresoj se këtë Vuçiq e di "

Nga: F.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:31
Aleksandar Vuçiq

Ligjëruesi në Institutin për politikë ndërkombëtare të Universitetit Xhon Hopkins Eduard Xhozef ka tërhequr vërejtjen se “lidhjet e forta” me Rusinë nuk janë në interesin e Serbisë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij nënshkrimi I marrëveshjes për tregti të lirë me unionin ekonomik euro-aziatik dhe anëtarësimi potencial I Serbisë në këtë organizatë që drejtohet nga Rusia është rrugë pa krye për Serbinë. Ai nënvizon se nuk e befason iniciativa ruse ndaj Serbisë dhe shton se në të ardhmen do ketë hapa të këtillë.

Xhozef ka theksuar se shpreson se presidenti i Serbisë Vuçiq është I vetëdijshëm çfarë dëmi i shkakton vendit të tij anëtarësimi në unionin ekonomik euro-aziatik (EAEU) në rrugën e integrimit në BE.

Në pyetjen nëse Serbia është bërë satelit I Rusisë në Evropë, Xhozef ka thënë po dukje shtuar se ky është rrezik dhe mbështetësit e kësaj si është lideri I opozitës Boshko Obradoviq duhet ta kuptoj këtë.

"Nëse Serbia bënë atë zgjedhje, fëmijët e saj do të i varfërohen. Duhet të nënvizojmë se Rusia në atë regjion ka pasur shumë vështirësi. Me terminologjinë që shfrytëzon Rusia ka humbur ti vende me popullsi ortodokse. Mali I Zi është bërë anëtare e NATO-së, Meqedonia e Veriut së shpejti bëhet, ndërkohë Greqia ka forcua raportet me perëndimin. Në të tri këto vende kemi parë përkushtimin e liderëve që të shmangin përzierjen ruse ", tha Xhozef duke shpresuar se Vuçiq është i vetëdijshëm dhe do të bëjë më të mirën për Serbinë.

Rusia është pengesë posaçërisht kur bëhet fjalë për Kosovën mendon ai.

"Bile jo në atë masë sa i ka raportet me Serbinë, por si anëtare e KS të OKB-së, ku dihet se Kosova synon të bëhet anëtare Rusia në këtë rast luan rolin kundër të cilin asnjë vend tjetër nuk mund ta bëjë. Kjo krijon nevojën e kërkimit të mundësisë tjetër në kuptimin nëse Rusia do kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse Beogradi pranon karrige të Kosovës në atë trup. Ky është skenar I jashtëzakonshëm por qëndrimin rus duhet marr parasysh ", ka thënë Xhozef për “Zërin e Amerikës ".

Kjo me gjithë atë nuk është problem I vetëm për marrëveshjen Beograd – Prishtinë po këtu bëhet fjalë për vizion dhe guxim në kuptimin politik të liderit.

"Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje në tema të ngjashme politike në dinjitetin kombëtar dhe në Maqedoni në identitetin kombëtar, që nuk është rast me Serbinë Identiteti serb nuk është luhatur në Kosovë por historia serbe ",tha ai.

Ai beson se shembulli i Greqisë dhe Maqedonisë mund të jetë model për Beogradin dhe Prishtinën në të cilin shefja e diplomacisë së BE duhet të insistoj në vend që të shqyrtoj idetë e rrezikshme për shkëmbim të territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat