Hoti, Dërgutit: Problemet me Vetëvendosjen, zgjidhni diku tjetër e jo në Kuvend

Aktuale

Hoti, Dërgutit: Problemet me Vetëvendosjen, zgjidhni diku tjetër e jo në Kuvend

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:51
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se fjalimi i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti rreth akuzave ndaj saj për pjesëmarrje në SHIK, nuk është relevante të flitet në Kuvend.

Hoti ka kërkuar nga Dërguti që problemet personale t’i zgjidh në një formë tjetër.

“Nuk është relevante që këto çështje të diskutohen në Kuvend. Problemet që i kanë mes vete le ti zgjidhin në një formë tjetër, e jo ti maltretojnë deputetët. E lus nënkryetaren që të jetë e kujdesshme për fjalorin e saj kur përmend edhe të kaluarën e deputetëve”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se është mirë të koncentrohemi në atë se për çfarë kemi thirrur seancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat