Burdushi fton Molliqajn: Hajde te unë të shohim përmes flakës se kush ka mundur të shkruaj hajmali për ty - Bota Sot
Burdushi fton Molliqajn: Hajde te unë të shohim përmes flakës se kush ka mundur të shkruaj hajmali për ty

Aktuale

Burdushi fton Molliqajn: Hajde te unë të shohim përmes flakës se kush ka mundur të shkruaj hajmali për ty

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:39
Burdushi dhe Dardan Molliqaj

Hysri Peqani i njohur si Burdushi, u bë pjesë e replikave të Deputetit Dardan Molliqaj dhe Glauk Konjufca, pas debatit që këta të fundit zhvilluan mes vete për çështjen se a ka qenë Glauk Konjufca pjesë e SHIK-ut a po jo?.

Këtij debati ju shtua edhe çështja e “hajmalive” ku Molliqaj e pyeti Konjufcën se a ka qenë ndonjëherë të Burdushi për të “shkruar hajmali”

“ E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?”, ka thënë Molliqaj.

“Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka shtuar më tej ai.
Një ditë pas Burdushi përmes llogarisë së tij në facebook, akuzoi Molliqajn duke thënë se Dardan Molliqaj nuk ka drejtë të flas askund në emër timin.

“Qudi si ka drejt ky molliq, me folë emer tim .po qka pot intereson ty se kush vjen te un ..është etike per askend nuk tregohet se kush vjen te unë .ok edhe mos harro se edhe ti dardan molliqi i ke hajmalit shpi .e ti se din” ka shkruar Burdushi në facebook.

Por për median Hyrsi Peqani i njohur në popull si Burdushi tha se punën që e bënë ai është etike dhe nuk bënë të tregohet asgjë publikisht.

“Punën time unë e kam bukë, dhe këtë spo ma paguan as Qeveria e as askush” shtoi Burdushi.

Ai pati një kërkesë nga deputetit Dardan Molliqaj.

“ Le të vjen Molliqaj tek unë dhe bashkë do ta shohim përmes flakës se kush ka mundur ti shkruaj atij Hajmali” bëri të ditur Burdushi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...