Mustafa i LDK-së, qeveritarëve: Bona llaf, bona!

Aktuale

Mustafa i LDK-së, qeveritarëve: Bona llaf, bona!

Nga: A.Zh Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:39
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen që ka ndaj të papunëve në Kosovë.

Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se qeveritarët, në vend që të përmirësojnë ekonominë e tregut të lirë, pa korrupsion e nepotizëm, po “bëjnë llafe të kota “rrini në Kosovë, s’ka më mirë se këtu””.

Reagimi i Mustafës:

55% e rinisë sonë e papunë! Çdo ditë bashkëbisedoj me të rinj/reja të papunë ose të punësuar me kushte pune tepër të rënda. Shumica kanë aplikuar për vizë pune, kryesisht në Ambasadën e Gjermanisë, ku presin nga 15-20 muaj rresht për termin vize! Kur pyesin “pse kaq gjatë?” u përgjigjen “kemi mbi 300 mijë aplikime për vizë pune”!

Qeveritarët, në vend që të përmirësojnë ekonominë e tregut të lirë, pa korrupsion e nepotizëm, që t’i rrisin rinisë perspektivën dhe shpresën për jetë normale në Kosovë, u bëjnë llafe të kota “rrini në Kosovë, s’ka më mirë se këtu.”

Bona llaf, bona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat