Eskalon Vuçiq: Ndoshta duan ta themelojnë një Tribunal ku do t’i akuzojnë krejt serbët për krimet seksuale në Ballkan

Aktuale

Eskalon Vuçiq: Ndoshta duan ta themelojnë një Tribunal ku do t’i akuzojnë krejt serbët për krimet seksuale në Ballkan

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:56
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ai do ta diskutojë çështjen e Kosovës me liderët e Kinës dhe Rusisë dhe ka thënë se Beogradi do t’i shqyrtojë masat që ‘duhet t’i marrë ndaj Prishtinës’, citon B92.

Duke folur për ‘presionin që po i bëhet Serbisë për ta njohur Kosovën’ Vuçiq ka bërë një deklaratë të çuditshme.

“Ne duhet të jemi të lumtur nëse ata (ndërkombëtarët) nuk themelojnë ndonjë Tribunal për serbët dhe të na akuzojnë të gjithë neve për krime seksuale në Ballkan. Nuk do të ekzagjeroja shumë, por vetëm po e përmend”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për takimin e 29 prillit në Berlin ku thotë se ‘nuk pret asgjë nga ai takim’.

‘T’ju them të drejtën, nuk pres asgjë nga ai takim”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se pa u hequr taksa e Prishtinës ndaj mallrave serbe, dialogu nuk mund të lëvizë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat