Përbërja e radhës e Komisionit Evropian duhet të mbajë politikën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor një nga prioritetet e saj.
Ky ishte mesazhi i Forumit të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë.
Deklarata përfundimtare e Forumit dy-ditor bën thirrje për integrim të mëtejshëm ekonomik të rajonit, me eliminimin e të gjitha barrierave të padrejta ndaj eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, sipas një deklarate të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social.