Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë - Bota Sot
Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

Aktuale

Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:50
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se për Kosovën, Rusia do të pranojë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë dhe pikë”, ka qenë deklarata e Lavrovit, pas takimit të zhvilluar në Moskë me homologun serb, Ivica Daçiç.

Ky i fundit sqaroi se kishin diskutuar edhe mbi takimin mes presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, që do të zhvillohet në kuadër të forumit “Brezi dhe rruga”, në datat nga 25 deri më 27 prill në Kinë.

“Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, tha Daçiç, që nënvizoi se Beogradi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me Kosovën, pa u konsultuar më parë me rusët.

Takimi Vuçiq-Putin mbahet dy ditë para se në Berlin të mblidhen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një nisme të dy vendeve evropiane, Gjermanisë dhe Francës, për të gjetur një zgjidhje që do të zhbllokonte procesin e dialogut mes dy vendeve, si dhe përafrimin e qëndrimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...