O’Connell: 20 vjet pas duhet të kujtojmë të kaluarën dhe masakrat

Aktuale

O’Connell: 20 vjet pas duhet të kujtojmë të kaluarën dhe masakrat

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:23
Ruairi O’Connell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell kanë marrë pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën "Marin Barleti", në Prizren.

Në fjalën e tij, ambasadori O’Connell ka thënë se Kosova nuk duhet ta harrojë të kaluarën, por duhet ta vendosë se si do të duket e ardhmja.

“20 vjet më pas duhet të kujtojmë të kaluarën, por ne nuk mundemi të ndryshojmë çka ka ndodhur po ne mund të shohim si do të duket të jetë e tashmja. Me këtë projekt duke rikujtuar të kaluarën kemi vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme”.

“Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën, Likoshanin, Pavlanin, Dubravën e shumë masakra që kanë ndodhë në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar krahë për krahë me Kosovën në kohë të vështira”.

“Me këtë projekt keni zgjedhur për te rikujtuar çka ndodhur në të kaluarën dhe për rindërtuar një të ardhme me të ndritshme. Shpresoj që ky projekt do të shërbej si shembull që të harrojmë çka ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë ambasadori.

Ndërsa ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, tha se projektet e tilla nuk do të mungojnë, duke siguruar edhe mbështetjen financiare të ministrisë që drejton.

“Të gjithë bashkërisht kemi mbledhë forcat për të ardhur deri tek ky projekt. Në projekte të tilla të kemi mbështetjen e miqve dhe shteteve të fuqishme njëra ndër to është Britania e Madhe sot. Ky është projekti më i bukuri i cili kthen një identitet të ri të qytetit të Prizrenit, pjesës historike ku edhe shpesh flitet për qendrën historike”, deklaroi Gashi.

Ky projekt është iniciuar që nga viti 2017 dhe është koordinuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata EC Ma Ndryshe.

Projekti në fjalë është financuar nga MKRS-ja, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat