U intervistua tri ditë radhazi nga Gjykata Speciale, deklarohet ish-ushtari i UÇK-së - Bota Sot
U intervistua tri ditë radhazi nga Gjykata Speciale, deklarohet ish-ushtari i UÇK-së

Aktuale

U intervistua tri ditë radhazi nga Gjykata Speciale, deklarohet ish-ushtari i UÇK-së

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Ish- luftëtari i UÇK-së,  Rrahim Hashimi i cili është pyetur për tri ditë rresht nga Gjykata Speciale, ka thënë se intervistimi nga kjo Gjykatë  nuk ishte nderë e as privilegj.

Ka shkruar se “krenari ka qenë kur kam dhënë kontributin tim si luftëtarë i UÇK-së”

“Nuk ishte nderë e as privilegj, madje as Krenari të ballafaqohem në Hagë me “pa” drejtësi. Krenari ka qenë kur kam dhënë kontributin tim si luftëtarë i UÇK-së. Po ashtu më duhet të falënderoj Familjen time, OVL- UÇK me theks të veçantë, z. Nasim Haradinaj zv.Kryetar, Stafin logjistik të ambasadës së Republikës së Kosovës në Holandë dhe disa miq të përveçëm nga Kosova dhe shteti i Israelit për mbështetjen morale. Dhomat e specializuare apo Gjykata Speciale siq i themi ne është shumë serioze në punën e tyre dhe ata konsiderojnë që vërtetë janë duke luftuar- hetuar krimet e luftës”, ka shkuar ai.

Siç shprehet Hashimi “do të pranohej dhe akcpetohej lehtë, sikur në mandatin e tyre të kishin luftimin- hetimin e të gjitha krimeve, pavarësisht racës, gjinisë apo etnisë, dhe mos të “shërbehej” me dosje dhe fabrikime nga Serbia. Krimi është krim dhe populli i Kosovës dhe luftëtarët e UÇK-së janë të luftohen-hetohen të gjitha krimet e supozuara nga kushdo që mund të jenë bërë”

“UÇK ka bërë luftë të drejt dhe ideale për luftën çlirimtare ishte i drejtë dhe e domosdoshme për kohën, kushdo që ka provu ta ndytë pastërtinë e saj, nëse e ka ndytë mban përgjegjësi individale dhe s’ka të bëj fare me mision e shenjtë që ishte mbrojtja nga pushtusit serbe që bënte represion, dhunë, vrasje, burgosje, masakra, dhunime te vajzave,grave, nënave dhe dëbimin popullatës të pambrojtur civile e deri te gjenocidi. Unë kam pranu të intervistohem dhe deklarohem edhe pse ishte e mundimshme sepse është në natyrën dhe karakterin e luftētarit të ballafaqohet me problemin e jo të shmanget duke heshtë përball padrejtësive”, shkruan ndër të tjera ai.

Sipas tij, “kthimi në retrospektiv më konfirmon që orkestrimet për sulme e linçime publike ka pas për qellim diskreditimin e personalitetit dhe angazhimit tim në luftë dhe paqe. Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së, të indinjuar me ata që përmes veprimeve ose mos veprimeve gjatë luftës pasluftës dhe deri ne ditët e sotme na bën këtë “dhuratë” të papërsëritshme dhe shumë të neveritshme”, përfundon shkrimin e tij ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...