Turqia e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në fushën e arsimit

Aktuale

Turqia e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në fushën e arsimit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:33
Foto nga takimi

Ministri i Diasporës Dardan Gashi është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për diasporën shqiptare në Turqi, për mësimin e gjuhës shqipe në këtë shtet dhe për investimet strategjike.

Gashi falënderoi shtetin turk që  gjuhën shqipe e ka futur si lëndë zgjedhore në kuadër të mësimit të rregullt  në Turqi. Aktualisht, mësimi shqip zhvillohet në shkollat fillore të  qyteteve Izmir dhe Bursë. 

Gashi e informoi ambasadorin turk se në kuadër të investimeve strategjike  ka  interesim nga kompani turke për lehtësirat e investimit në Kosovë, si dhe për  aplikimin për statusin e investitorit strategjik. Po ashtu, ai u shpreh i gatshëm që  marrëveshja ekonomike mes dy shteteve  të jetësohet sa më parë.

Ambasadori  Çagri Sakar ka shprehur  gatishmëri që të thellojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në fushën e arsimit, përkatësisht për diasporën shqiptare në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat