Blerim Latifi: Franca ishte me ne në orën më të ligë të historisë sonë

Aktuale

Blerim Latifi: Franca ishte me ne në orën më të ligë të historisë sonë

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2019 Në ora: 18:21
Blerim Latifi

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka bërë një adresim publik në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

Ai ka thënë se Franca ishte ‘me ne në orën më të ligë të historisë sonë’, dhe një gjest i tillë moral nuk e bënë Kosovën më të varfër.

Ja postimi i tij:

“20 vite më parë intelektualët më të mdhenj të Francës ndikuan që debati akademik e medial në Perëndim për intervenimin e NATO-s të jetë në favor të Kosovës.

Ishte presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak që e ktheu politikën e jashtme franceze nga qëndrimi tradicional pro interesave të Serbisë, në mbështetje të çlirimit të Kosovës nga Serbia.

FRANCA ISHTE ME NE NË ORËN MË TË LIGË TË HISTORISË SONË.

Prandaj, të vajtosh sot se Qeveria e Kosovës së varfër paska nda një shumë simbolike për rindërtimin e Katedralës ikonike të Parisit, do të thotë të tregohesh mosmirënjohës. Qeveria e Kosovës ka bërë një gjest moral, e gjestet morale nuk të bëjnë më të varfër nga sa je. Përkundrazi, ato shprehin pasurinë shpirtërore të një vendi! “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat