Nisma Socialedemokrate zgjedh kryesinë e rinisë

Aktuale

Nisma Socialedemokrate zgjedh kryesinë e rinisë

Nga: A.SH Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:34
Fatmir Limaj

Partia Nisma Socialedemokrate sot ka zgjedhur kryesinë e re të rinisë, këtë e bëri të ditur edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj.

Ky i fundit përmes një postimi në facebook duke iu ka uruar kryesisë së re suksese drejt arritjes së objektivave duke thënë se rinia e Nismës tani po kalon në një fazë tjetër.

Postimi i plotë:

Me rininë e mrekullueshme të Nismës, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë, ku u zgjodh kryesia e re e rinisë.

Kryesisë së re i urova suksese drejt arritjes së objektivave. Rinia e Nismës tani po kalon në një fazë tjetër.
Prezantimi i platformës nga kryetari Xhemajl Hazizi dhe qasja e të rinjve është një hap i rëndësishëm për t'i arritur objektivat.
Kjo tregon seriozitet e pjekuri dhe ambicie për ta arritur cakun. Këto pesë vite mjaftueshëm kemi treguar se sa partia i kushton kujdes shqetësimeve të rinisë.
Tani është koha që të gjithë bashkë me frymë pozitive të kalojmë në një fazë tjetër të zhvillimit të partisë.
Kryetarit Hazizi dhe kryesisë së re u uroj suksese në punën e tyre.

FL

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat