Kadri Veseli kërkon nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanët e korruptuar - Bota Sot
Kadri Veseli kërkon nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanët e korruptuar

Aktuale

Kadri Veseli kërkon nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanët e korruptuar

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:09
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanë e profilit të lartë.

Veseli në konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen heronj të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij.

“Situata në Kosovë është shumë e thjeshtë ka të bëjë me komplekset që na i krijojmë vetes. Kosova ka resurse që t’i mbajë qytetarët e vet të jetojnë në Kosovës. Një strategji e mirëfilltë ekonomike e mundëson këtë”.

“Me nivelin e lartë të korrupsionit po e dëmtojnë vetveten, familjet tona, shtetin dhe perspektivën. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijë e falsin, ne mundemi me ndal edhe vet”.

“Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...