Haradinaj: Do t’i them Merkelit e Macronit se Evropa ia ka borxh Kosovës vizat - Bota Sot
Haradinaj: Do t’i them Merkelit e Macronit se Evropa ia ka borxh Kosovës vizat

Aktuale

Haradinaj: Do t’i them Merkelit e Macronit se Evropa ia ka borxh Kosovës vizat

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:08
Ramush Haradinaj, Angela Merkel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë që në Samitin e Berlinit do të takohet me dy udhëheqësit kryesorë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron të cilëve do t’u thotë që Evropa ua ka borxh Kosovës liberalizmin e vizave.

Ai tha se në këtë takim që do të mbahet me 29 prill në Berlin, nuk do të diskutohet për territorin e Republikës së Kosovës.

“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë. Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kam mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh, nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”, theksoi Haradinaj, pas homazheve që i bëri  te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...