Qeveria ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame në Paris - Bota Sot
Qeveria ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame në Paris

Aktuale

Qeveria ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame në Paris

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:32
Notre Dame në Paris

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve  për rindërtimin e Katedrales, Notre Dame në Paris.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë 20 mijë euro , me qëllim të shprehjes së solidaritetit në përkrahje të Katedrales Notre-Dame.

Mjetet në fjalë është propozuar të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Ndryshe vendimin për ndarjen e mjeteve për Katedralen Notre-Dame, Haradinaj e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme.

Deri më tani për rindërtimin e Katedrales e cila u dogj të hënën janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...