Ahmeti për angazhimin e Visar Ymerit në delegacionin shtetëror: S’kam faj që sot e keni zbulu që e kam tezak - Bota Sot
Ahmeti për angazhimin e Visar Ymerit në delegacionin shtetëror: S’kam faj që sot e keni zbulu që e kam tezak

Aktuale

Ahmeti për angazhimin e Visar Ymerit në delegacionin shtetëror: S’kam faj që sot e keni zbulu që e kam tezak

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:49
Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot për punësimet në baza partiake dhe nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë.

Në një konferencë për media ai ka folur edhe për ekipin e tij në delegacionin për bisedimet në Bruksel, pjesë e të cilit është edhe Visar Ymeri.

Ai thotë se asnjë prej anëtarëve të delegacionit të Kosovës, nuk është paguar nga buxheti i Kosovës.

Ahmeti thotë se nuk ka faj që sot dikush e ka zbuluar se e ka djal teze, Visar Ymerin.

“Nëse dikush sot e ka zbulu që Visar Ymerin e kam djalë të tezes atëherë nuk kam se çka më bë. Ne kemi përfunduar platformën dhe jemi duke punuar, kemi përgatitur pozicione për katër pozita të ndryshme dhe nuk duam të zbulojmë dokumentin që të na zbulojë punën që kemi përpara”, ka thënë ai nga selia e PSD-së.

Ndryshe ekipi i krijuar nga delegacioni për bisedimet me Serbinë, është cilësuar edhe si delegacion i ‘tezakëve’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...