Haradinaj: Në Vetëvendosje ka nervozizëm, pasi u ka rënë besimi - Bota Sot
Haradinaj: Në Vetëvendosje ka nervozizëm, pasi u ka rënë besimi

Aktuale

Haradinaj: Në Vetëvendosje ka nervozizëm, pasi u ka rënë besimi

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tubimet me qytetarë të cilat është duke i mbajtur në qytetet e Kosovës Lëvizja Vetëvendosje.

Ai këtë e sheh më tepër si një nervozizëm, pasi sipas tij, Vetëvendosjes i ka rënë besimi te qytetarët.

“Po shoh se ka një nervozizëm në Vetëvendosje. Mendoj se në Vetëvendosje është një nervozizëm për shkak të matjeve të opinionit. Kam informata se AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim te populli. Vetëvendosje është më mire t’i targetojë problemet. Është çështje e rënies së besimit dhe Albin Kurtit”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...