Gjenerali shqiptar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes - Bota Sot
Gjenerali shqiptar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes

Aktuale

Gjenerali shqiptar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:58
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur sot, në takime të ndara, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bajram Begaj.

Gjatë takimeve u çmua lart bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i frytshëm dypalësh ndërmjet  të dy forcave të dy vendeve tona si dhe u theksua nevoja për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak modern.

 
Vizita e gjeneralit Begaj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficeri, duke përfshirë edhe  personelin pedagogjik të Departamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore po zhvillojnë një vizitë mësimore: ,,Promovimi i vlerave të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë, roli i saj në çlirim in e Kosovës nga Serbia, si dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së saj’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...