Haradinaj lë mundësinë e hapur për pajtim me Serbinë në takimin e 29 prillit në Berlin

Aktuale

Haradinaj lë mundësinë e hapur për pajtim me Serbinë në takimin e 29 prillit në Berlin

Nga: D.RR Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e mirëpret takimin e 29 prillit, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, transmeton "Bota sot".

Haradinaj shkruan në Facebook se, ky takim ofron mundësi për diskutim të hapur për t’u përpjekur drejt normalizimit të pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat