Xhabir Hamiti e Don Lushi e mbjellin “pemën e bashkëjetesës”

Aktuale

Xhabir Hamiti e Don Lushi e mbjellin “pemën e bashkëjetesës”

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:53
Teologu Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji

Teologu Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji i janë përgjigjur sfidës për mbjelljen e pemëve.

Sipas Hamitit, të mbjellësh një pemë pemë është detyrë ndaj brezit të tashëm dhe të ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga Donjeta Gashi dhe ish kryetarja Atifete Jahjaga.

Të mbillësh pemë është detyrë ndaj brezit të tashëm dhe të ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra. 
Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë. 
Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë. 
I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe gjithë njerëzimit mbarë !

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat