Haradinaj përshëndet raportin e “Reporterët pa Kufij” për lirinë e shtypit

Aktuale

Haradinaj përshëndet raportin e “Reporterët pa Kufij” për lirinë e shtypit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:03

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënës e Kosova është duke treguar përmirësime në raport me lirinë e shtypit.

Haradinaj në një postim në Facebook ka përshëndetur raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Postimi i Haradinajt:

Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat