Ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki, ka thënë se gjesti i Kosovës për ndarjen e 20 mijë eurove për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris, vlen shumë.
Ai ka komentuar raportimet e mediave sebe për “fashizmin gazetaresk serb” që djegien e Notre Dame e quajtën si dënim hyjnor për shkak të perkrahjes së Kosovës.
Kraki ka thënë se pikërisht ky “talent kundërpruduktiv” i Serbisë, i bënë 20 milionë, 20 mijë eurot e ndara nga Kosova për Francën.
Postimi i Krakit:
Mediat franceze raportojnë për fashizmin gazetaresk serb që e quajti djegien e Notre Dame si denim hyjnor për shkak të perkrahjes së Kosovës.
Kjo e bën 20 mijë euroshin tanë 20 milionësh. Serbet kanë talent kunderproduktiv në disa raste.
Kush i ka dy fije mend duhet ta kuptojë që gjesti i Kosovës në këtë rast vlen vërtetë shumë.