Edhe Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Aktuale

Edhe Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar në KQZ aplikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Sot në ora 00:00, përfundon aplikimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka aplikuar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në ora 19:00 kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka treguar Elezi.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore më 19 maj.

Kujtojmë se katër kryetarët e këtyre komunave veriore, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Ndërkaq, sot Qeveria ka ndarë 471 mijë euro për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat